Helikopteri godet linjën e energjisë elektrike dhe bie në tokë, shpëtojnë pasagjerët

Helikopteri godet linjën e energjisë elektrike dhe bie në

Një helikopter ka goditur një linjë elektrike përpara se të bie në tokë.

Fatmirësisht  të gjithë pasagjerët e tij mbijetuan mrekullisht.

Të gjashtë personat në bord arritën të shpëtonin mrekullisht.

Ekipet e shpëtimit ecën për tre orë në pyllin tropikal dhe arritën të nxirrnin grupin në orët e para të mëngjesit pasues.

Pamjet e publikuara nga The Sun  tregojnë avionin që mbante një kongresmen, një nënkryetar bashkie dhe katër  të tjerë, përfshirë pilotin, duke rënë në tokë.

Përplasja e tmerrshme ndodhi në Engenheiro Caldas, në shtetin brazilian të Minas Gerais, të mërkurën.

Helicopteri  goditi kabllon e energjisë teksa po zbriste.

Pas kësaj helikopteri humbet fuqinë dhe është parë për herë të fundit duke u rënë në tokë.

Departamenti i Zjarrfikësve tha se avioni humbi kontrollin dhe u përplas me rrjetin elektrik, duke rënë në anë të një autostrade.

Përplasja shkaktoi një ndërprerje të energjisë elektrike në komunat Sobrália dhe Fernandes Tourinho.

EMISIONET