“Policia nuk është ushtri”, Hajdarmataj: Gledis Nano i mangët në karrierë, bëri thjesht lëvizje emrash, jo analizë
Ish drejtori i policisë Arben Hajdarmataj në një intervistë me gazetarin Everest Dedaj në Ora News renditi disa arsye që sipas tij çun dhe në shkarkimin e Gledis Nano nga detyra e kreut të Policisë së Shtetit.
Sipas tij reklama që ju bë lidhur me aspektin e lidhjes së tij nga FBI dhe Amerika, mosha e re e mungesa e karrierës si dhe mungesa e komunikimit me ministrin Çuçi dh eprorë të tjerë ishin element disfavorizues për Nanon.
Arben Hajdarmataj: Kam pasur disa vërejtje në mënyrën si u emërua zoti Nano. Ju bë shumë reklamë në aspektin e lidhjes së tij nga FBI dhe Amerika. Nano ishte pak në moshë i ri dhe për shkak të karrierës policore ishte i mangët, nuk kishte drejtuar të paktën një komisariat. Duhet të ketë dhe anën administrative. Policia nuk është ushtri. Mund të kesh 100 telefonata që duhet t’ju japësh drejtim, është shumë dinamike. Duhet përvoja e drejtimit administrative.
Nuk arriti të krijojë komunikim me ministrin ose me eprorët. Kjo fryrja që ju bë gjoja se erdhi me mbështetje nga ambasada nga Amerika i bëri dëm që do të thotë ja uli nivelin e bashkëpunimit. Për një javë 2 javë sa u vendos në post bëri thjesht lëvizje emrash dhe jo analizë. Këto element e disfavorizuan Nanon nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë.