Finlanda 'gati të luftojë Rusinë nëse sulmohet'

Finlanda 'gati të luftojë Rusinë nëse sulmohet'

Shefi i forcave të armatosura të Finlandës, gjenerali Timo Kivinen, tha se vendi i tij ishte i përgatitur për një sulm rus dhe do të bënte rezistencë të ashpër në rast se do të ndodhte.

“Finlandezët janë të motivuar për të luftuar dhe vendi ka ndërtuar një arsenal të konsiderueshëm” tha Kivinen në një intervistë për mediat e huaja.

Finlanda ka ruajtur një nivel të lartë të gatishmërisë ushtarake që nga Lufta e Dytë Botërore, pasi ka zhvilluar dy luftëra në vitet 1940 kundër fqinjit të saj lindor.

Kivinen më tej ka shtuar:

Ne kemi zhvilluar sistematikisht mbrojtjen tonë ushtarake pikërisht për këtë lloj lufte që po zhvillohet në Ukrainë, me një përdorim masiv të fuqisë së zjarrit, forcave të blinduara dhe gjithashtu forcave ajrore.

EMISIONET