Foshnja 10-muajshe përfundon në spital, mjekët zbulojnë se ishte helmuar nga kanabisi

Foshnja 10-muajshe përfundon në spital, mjekët zbulojnë se

Një çift nga Rimini e çuan djalin e tyre 10 muajsh në urgjencën pediatrike të spitalit 'Infirm', të shqetësuar se ai kishte rënë në gjendje katalepsie.

Pasi mjekët e ekzaminuan të voglin në klinikën ambulatore të institucionit, ata zbuluan, për habinë e tyre, se fëmija vuante nga intoksikimi me kanabisi.

Pas një qëndrimi të shkurtër në repartin e reanimacionit, ai më pas u transferua në Pediatri. Ngjarja ka ndodhur në mbrëmjen e datës 19 qershor.

Prindërit e foshnjës 10-muajshe, të shqetësuar për palëvizshmërinë e fëmijës së tyre, e çuan në urgjencën e spitalit të Riminit për ta kontrolluar.

Aty ishin mjekët që kryen analiza të ndryshme duke zbuluar se në organizmin e tij kishte gjurmë të konsiderueshme të kanabisit.  

Stafi mjekësor mori në pyetje prindërit e vogëlushit, të cilët me sa duket nuk kishin dijeni për shkaqet e gjendjes së fëmijët së tyre.

Ata thanë se familja e kaloi pasditen në park, pastaj gjatë mbrëmjes fëmija kishte filluar të vuante dhe kishte humbur menjëherë lëvizshmërinë.

Në 20 qershor, gjendja e vogëlushit është përmirësuara dhe kjo i shtyu mjekët ta mbanin nën vëzhgim, por në Pediatri dhe jo në terapi intensive.

Policia e Riminit ka nisur hetimet dhe nuk përjashtohet që fëmija të ketë gëlltitur drogëra të bazuara në kanabis ose mund t'i ketë thithur ato në ambiente të frekuentuara më parë.

EMISIONET