Aty ku nisi lufta Rusi-Ukrainë! Vladimir Putin në Krime për 9 vjetorin e aneksimit

Vladimir Putin u shfaq në Krime pak orë pasi u akuzua për krime lufte gjatë sulmit dy vjeçar në pjesën tjetër të Ukrainës. Ndërkohë Rusia intensifikoi sulmet ajrore në disa rajone të vendit si hakmarrje për vendimin e Hagës.

Aty ku nisi lufta Rusi-Ukrainë! Vladimir Putin në Krime për 9

Presidenti rus, Vladimir Putin, arriti të shtunën në Krime, për të shënuar përvjetorin e nëntë të aneksimit të gadishullit ukrainas, vetëm disa orë pasi Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi një urdhër arresti për krime lufte.

Televizioni shtetëror i ka publikuar disa pamje të Putinit, duke ecur me një grup zyrtarësh, ndërsa mori pjesë në disa aktivetete.

Rusia e ka pushtuar Gadishullin e Krimesë më 2014, tetë vjet para nisjes së luftës në pjesën tjetër të Ukrainës, ku paqja duket ende e largët.

Ukraina ka thënë se do të luftojë për ta dëbuar Rusinë nga Krimeja, dhe gjithë pjesa tjetër e territorit që e ka pushtuar Rusia përgjatë një viti luftë.

Shefi i Kremlimit e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Të premten Gjykata Penale Ndërkombëtare njoftoi se kishte lëshuar një urdhër arresti për Presidentin rus për krime lufte, për shkak të dyshimeve për përfshirje në rrëmbimet e fëmijëve nga Ukraina.

Rusia u hakmorr duke intesifikuar sulmet me dronë në disa rajone përfshirë edhe kryeqytetin Kiev.

Forcat ajrore ukrainase thanë se “11 dronë janë rrëzuar nga sistemet ajrore për mbrojtje “në qendër, perëndim dhe lindje” në vendit.

Ukraina ndërkohë në vazhdimësi ka bërë thirrje për më shumë mbështetje me armatime nga Perëndimi për të larguar forcat ruse.

EMISIONET