Haxhiu dekreton largimin e shtatë prokurorëve serbë: Askush nuk mund të mbajë peng institucionet

Haxhiu dekreton largimin e shtatë prokurorëve serbë: Askush nuk

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka nënshkruar dekretet për lirimin nga detyra të shtatë prokurorëve serbë, pas vendimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK).

Vendimi vjen pasi KPK-ja refuzoi kërkesat për tërheqjen e dorëheqjeve të disa prokurorëve dhe 15 anëtarëve të stafit mbështetës nga komuniteti serb në Prokurorinë e Mitrovicës.

Pas mbledhjes së KPK-së, emrat e prokurorëve iu dërguan Presidencës për lirimin e tyre nga detyra, ndërsa Haxhiu bëri të ditur se ka firmosur dekretet për përfundimin e këtij procesi.

Në reagimin e saj, Haxhiu tha se vendimi përmbyll një proces të zgjatur prej vitesh dhe është marrë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

“Shteti ynë funksionon mbi parimet e rendit kushtetues dhe sundimit të ligjit. Askush nuk mund të mbajë peng funksionimin e institucioneve dhe as të krijojë paqartësi juridike përmes proceseve të papërfunduara”, deklaroi Haxhiu.

Ajo shtoi se institucionet e Kosovës do të vazhdojnë të veprojnë me vendosmëri për ruajtjen e integritetit institucional dhe zbatimin e ligjit.

EMISIONET