Aksident tragjik në Vietnam, varka me turistë indianë përmbyset në det ,15 vik*ima

 

Aksident tragjik në Vietnam, varka me turistë indianë

Të paktën 15 persona kanë humbur jetën pasi një varkë turistike me shtetas indianë u përmbys pranë ishullit Phu Quoc, në jug të Vietnamit. Në bordin e mjetit lundrues ndodheshin 32 turistë dhe katër anëtarë të ekuipazhit, ndërsa ekipet e shpëtimit vijuan operacionet pas aksidentit të shkaktuar nga kushtet e vështira të detit.

Sipas mediave të huaja, Nguyen Tien Hai, një zyrtar i lartë komunist në zonë, tha se autoritetet po punojnë ende për të konfirmuar numrin e saktë të të vdekurve, si dhe të të mbijetuarve. Ai ka thënë se motoskafi mund të jetë përmbysur për shkak të erërave të forta dhe valëve të larta.  

"Prioriteti kryesor është shpëtimi, nxjerrja e të gjitha viktimave në breg dhe përqendrimi i të gjitha përpjekjeve në ofrimin e kujdesit emergjent për ata që janë ende gjallë", tha Hai.

Ambasada indiane në Vietnam e përshkroi incidentin si tragjik, duke publikuar listën e plotë të 32 shtetasve indianë që ishin në bordin e anijes së përmbysur. Ambasada gjithashtu krijoi linja telefonike për të ofruar informacion dhe ndihmë familjeve të prekura.

EMISIONET