Adoleshenti sulmoi me hanxhar, vrau 3 fëmijë në çerdhe

Adoleshenti sulmoi me hanxhar, vrau 3 fëmijë në çerdhe

Një sulm me hanxhar ka ndodhur në një çerdhe fëmijësh, ku kanë mbetur të vrarë tre fëmijë dhe dy mësues, në Santa Catarina, qytetin jugor të Brazilit. Numri i saktë i të vdekurve dhe të plagosurve nuk është konfirmuar ende nga autoritetet dhe sipas Associated Press, tre fëmijë dhe dy mësues kanë humbur jetën.

Thuhet se autori i sulmit është adoleshent, midis moshës 14 dhe 18 vjeç. Megjithatë autoritetet policore nuk kanë bërë njoftime zyrtare në lidhje me incidentin përgjakshëm. Motivi i sulmit mbetet i panjohur, raporton Ora News.

Adoleshenti sulmoi me hanxhar, vrau 3 fëmijë në çerdhe

Një punonjëse e kopshtit, e cila nuk ishte e pranishme në kohën e sulmit, thotë për "Globo News TV",  se kolegët e saj arritën të fshehin fëmijët më të vegjël të institucionit, nga autori i vrasjes. Shteti Brazilian shpalli tri ditë zie për sulmin vdekjeprurës në Santa Catarina.

 

Brazil cerdhe hanxhar

EMISIONET