Video/ Tottenham hipotekon çerekfinalen, Reali gati të përsërisë historinë
Tottenham Hotspur ka hedhur një hap të sigurtë drejt fazës çerekfinale të UEFA Champions League. Britanikët shkatërruar me rezultatin 3-0 Borussia Dortmund. Një pjesë e parë pa shumë histori, ndërkohë që fraksioni i dytë rezultoi fatal për gjermanët.
Son kaloi në avantazh "Gjelat" ndërsa Vertonghen e Llorente e afruan akoma më afër fazës së ardhshme të Champions. Fitore arriti dhe Reali i Madridit, që mposhti në transfertë 2-1 Ajax-in. Benzema dhe Asensio i dhanë fitoren kampionëve në fuqi, teksa Ziyech mban gjallë shpresat e holandezëve për të kaluar më tej.
