Presidenti Thaçi pritet me tërmet në Thumanë, e përjeton LIVE
Presidentit të Kosovës ju desh të përjetojë live tërmetin 5.6 ballë që u shënua në orët e pasdites së sotme.
Ai ndodhej në Thumanë për tu gjendur pranë banorëve që u prekën nga tërmeti dhe ndërsa po prononcohej për gazetarët u regjistruan lëkundjet e forta.
Për pak sekonda situata ishte në panik, gazetarët dhe banorët përreth që bërtisnin, ndërsa zëvendësministri Braçe që tentonte të qetësonte njerëzit.
Thaçi: Shpreh ngushëllimet më të sinqerta për viktimat. Ofrojmë solidaritetin tonë. Sot Shqipëria dhe Kosova janë në ditë zie. Në ditë të mira dhe ditë të vështira kemi qenë të bashkuar dhe do të jemi të bashkuar.Çdo dhimbje e Shqipërisë është dhimbje për Kosovën, falenderoj të gjithë ata njerëz që kanë ndihmuar.
