Policia merr në mbrojtje Xhisiela Malokun
Policia ka marrë në mbrojte Xhisiela Malokun një ditë pas arrestimit të Rexhep Rrajës, djalit të deputetit socialist Rahman Rraja.
Urdhëri i mbrojtjes për 25-vjeçare u lëshua paraditen e së hënës (1 tetor).
Dy efektivë policie ndodhen para banesës së Malokut.
Ajo nuk ka kërkuar urdhër mbrojtje, por policia mori vendimin pas zhvillimeve të fundit të dosjes
Rexhep Raja u arrestuar të dielën me akuzën se ka përndjekur 25-vjeçaren Xhisiela Maloku, duke i djegur cigare në trup si dhe duke e goditur me qytën e pistoletës.
Në kërkesën e Prokurorisë se Krujës për caktimin e masës ‘arrest me burg’ ndaj djalit të deputetit socialist të Fushë-Krujës, zbulohet se ky i fundit e ka kërcënuar me jetë vajzën.
