PD denoncon një tjetër kryebashkiak: Qerim Ismailaj i Mallakastrës, i dënuar në Greqi

PD denoncon një tjetër kryebashkiak: Qerim Ismailaj i

Shkon në 4 numri i kryebashkiakëve të akuzuar prej Partisë Demokratike për fshehje të dënimit. Përmes një shkrese selia blu ka kërkuar hetimin për Qerim Ismailajt të zgjedhur në Mallakastër në 30 qershor. Edhe pse Qerimaj ka mohuar akuzën, Gazmend Bardhi i kërkon përgjigje për një ngjarje të datës 25 shkurt në Greqi.

Pas Shkodrës, Vorës dhe Vaut të Dejës, Partia Demokratike ka akuzuar një tjetër kryebashkiak socialist si të inkriminuar.  Nëpërmjet një letre selia blu i kerkon Prokurorisë verifikime per kryebashkiakune  Mallakastrës, Qerlim Ismailaj, duke theksuar se disponon fakte se ai rezulton i denuar në Greqi.

"Sipas të dhënave të mbledhura nga PD dhe të bëra publike më parë ekziston dyshimi i arsyeshëm se Qerim Ismailaj, ndodhet në kushtet e ndalimit për të kandiduar në një funksion publik në kuptim të ligjit nr 138/2015 dhe vendimit të kuvendit nr 17/2016. Ai dyshohet se ka qenë i arrestuar apo ndaluar në Greqi dhe më pas është dënuar dhe dëbuar në periudhën 1999-2000.  Në formularin e vetëdeklarimit shtetasi Qerim Ismailaj ka deklaruar se ka jetuar 5 vite në Greqi, por nuk ka deklaruar asnjë problem me drejtësinë greke".

Pak minuta nga kjo deklaratë kryebashkiaku, mohoi akuzat.

Qerim Ismailaj: Jam i hapur për çdo verifikim të mundshëm. Unë kam deklaruar formularin e dekrimnalizimit. Në shtator të 1999 kam filluar mësues në shkollë Nuk jam ndaluar në asnjë rast. Unë kam motrën në Greqi, ka pasur sebepe familjare, ky është rasti që kam qenë në Greqi.

Por PD, ashtu si dhe në akuzat për kryebashkiakë të tjerë i kujtuar edhe një datë.

Gazment Bardhi: Për t’iu kthyer rastit të Mallakastrës që provon edhe një herë, e ripërsëris bashkëqeverisjen e Edi Ramës me krimin në vend, dua t’i drejtoj një pyetje publike se çfarë i kujton Edi Ramës së Mallakastrës data 25 shkurt 2000?

Pas denoncimeve të PD me të shkuar kriminale ka rezultuar kandidati për bashkinë e Shkodër, Valdrin Pjetri dhe Agim Kajmaku i bashkisë së Vorës. Ndërkohë në verifikim është Mark Babani i bashkisë së Vaut të Dejës.

EMISIONET