Nishani dekoron pas vdekjes ish-komisarin e vrarë, Artan Cuku

Nishani dekoron pas vdekjes ish-komisarin e vrarë, Artan Cuku

Me propozim të Ministrit të Brendshëm Demiraj, kreu i shtetit Bujar Nishani ka dekoruar ish-komisarin Artan Cuku, me medaljen e ‘Shqiponja e Artë’ (pas vdekjes). 

Më 14 qershor, Ministri Demiraj i ka dhënë ish-Drejtuesit të Strukturave të Policisë së Shtetit, Artan Cukut (pas vdekjes), Medaljen e Nderit, me motivacionin:“Për merita dhe shërbime të veçanta në luftën ndaj krimit, sigurimit të rendit e të qetësisë publike”. 

Komisar Artan Cuku u vra në prill të këtij viti pranë banesës së tij në ‘Rrugën e Kosovarëve’ në Tiranë. 

Në lidhje me këtë ngjarje është arrestuar para pak ditësh i dyshuari Mikel Shallari, 24 vjeç.  

EMISIONET