Media greke: Klement Balili dyshohet se është dërguesi i 1 ton drogë në Greqi

Gazeta greke "Ethnos", shkruan se dërguesi i ngarkesës perj 1 ton drogë që u sekuestrua dje në Greqi dyshohet se është Klement Balili, 44-vjeçari nga Saranda i konsideruar si "Eskobari i Ballkanit".

Sipas një raporti të mediave greke, policia arriti në gjurmët e grupit të trafikut, pas identifikimi të një kamioni të dyshimtë që transportonte sasi të mëdha droge.

Kamioni mbërriti në një depo në zonën e Afidnes të Atikës, pjesë e rajonit të Athinës. Teksa trafikohej nga Shqipëria në drejtim të Greqisë, lënda narkotike kishte destinacion Evropën Veriore dhe Qendrore.

Mediat greke shkruajnë se 7 persona u arrestuan mes tyre 6 shqiptarë  dhe një shtetas grek, ndërsa 44 vjeçari Balili është shpallur në kërkim ndërkombëtar sipas tyre nga autoritetet greke për trafik ndërkombëtar droge. 44 vjeçari është ende i lirë, shkruan "Ethnos".

asasas

 

/Oranews.tv/

 

 

EMISIONET