Lirimi i Lul Berishës, Basha kërkesë Ramës: Shkarko Vangjush Dakon

Partia Demokratike akuzon kryebashkiakun e Durrësit si përgjegjësin kryesor të lirimit nga burg të Lulzim Berishës  prandaj kërkon zyrtarisht nga kryeministri Rama shkarkimin e menjëhershëm të tij ndërsa kryeprokurorit i kërkoi hetimin e Dakos. Duke folur nga Durrësi ku zhvilloi një takim me deputetët dhe këshilltarët e qarkut, kryetari i Opozitës Lulzim Basha tha se shkarkimi i Vangjush Dakos do të jetë edhe prova që Rama nuk është peng i krimit. Por sipas kreut të qeverisë është e turpshme që PD kërkon që lirimin e Lul Berishës ta gjejë te bashkia e Durrësit.

Tirane- Partia Demokratike  i ka kërkuar zyrtarisht kryeministrit Edi Rama, shkarkimin e kryebashkikut të Durrësit Vangjush Dako, me arsyetimin se ai garantoi lirimin e kreut të bandës së Durrësit Lulzim Berisha.

Kërkesa u firmos nga deputetët e partisë Demokratike për qarkun e Durrësit dhe këshilltarët bashkiakë pas një një mbledhje urgjente  me kryetarin Luzlim Basha.

Basha: "Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, ka përdorur pushtetin dhe zyrën që i kanë besuar qytetarët e Durrësit për të liruar nga burgu një kriminel që ka vrarë dhe terrorizuar qytetarët e Durrësit.Vangjush Dako ka zgjedhur me vetëdije të bëhet njësh me krimin dhe për këtë arsye këshilltarët dhe deputetët demokratë të Bashkisë së Durrësit kanë vendosur ti kërkojnë shkarkimin e menjëhershëm të Dakos në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve të vendit".

Lexo: Ndërsa në Kryeministri kërkesa u dorëzua nga deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi.

Rama i përdori kriminelët për të marrë pushtetin politik, tani ata po e përdorin Edi Ramën për të fuqizuar pushtetin e krimit. Të dy bashkë janë në simbiozë për të grabitur as më shumë para e pushtet nga shqiptarët

Basha apeloi qytetarët dhe faktorin ndërkombëtar të ushtrojnë presion ndaj kryeministrit Rama për të luftuar krimin.

Basha: Ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve të bashkohen për ti bërë presion Edi Ramës që të marrë përgjegjësitë e vendit ku është ulur për të luftuar krimin. Krimi nuk njeh ngjyrë, nuk njeh palë politike, vret dhe shkatërron njësoj si demokratët dhe socialistët.

I bëj thirrje faktorit ndërkombëtar dhe përfaqësuesve të tyre në Tiranë të ushtrojnë gjithashtu trysni ndaj qeverisë dhe kryeministrit Rama për ta detyruar atë të marrë veprime të menjëhershme kundër krimit të organizuar dhe për të filluar urgjentisht procesin e dekriminalizimit të politikës.Krimi i organizuar në Shqipëri është sot një rrezik për të gjithë.

Basha i  kërkoi  Prokurorit të Përgjithshëm të fillojë menjëherë hetimet për atë që e cilësoi  konspiracion kriminal të Kryebashkiakut Dako në favor të krimit.

Lulzim Basha: Sikurse e kanë treguar qartë, rastet e Lul Berishë, Klement Balilit, Elvis Roshit, Armando Prengës, Artur Bushit, Tërmet Peçit, etj, njerëzit dhe organizatat kriminale përbëjnë sot një nga shtyllat kryesore mbi të cilën mbahet në këmbë qeverisja e Edi Ramës.Rama ka humbur çdo lloj kontrolli mbi institucionet dhe pushtetin e ligjshëm dhe tashmë është vegël dhe peng i disa prej kriminelëve dhe interesave më të fuqishme kriminale

Akuzës dhe kërkesës së Partisë Demokratike, kryeministri iu përgjigj nga salla e parlamentit

Edi Rama: Sot s’keni kurajë të tregoni me gisht se kush e liroi Lulëzim Berishën, por vraponi të thoni e liroi Bashkia e Durrësit. Imagjino se ku jeni ju!

Basha nuk u mjaftua vetëm me thirrjen publike, menjëherë pas deklaratës ai  iu drejtua menjehërë zyrës së prokurorit të Përgjithshëm  Adriatik Llala të cilit i ka kërkuar të hetojë kryebashkiakun e Durrësit  për  lidhje me krimin.

shkarkimi-dako-letra

https://www.youtube.com/watch?v=cytPEoeSIEc

/Oranews.tv/

 

 

EMISIONET