Lazy flet për humbjen e vëllait të tij Jetnis Dollapit: Më thoshte shyqyr që je i urtë se do kthenim Shqipërinë përmbys
Reperi i mirënjohur Adonis Dollapi, i njohur me emrin e artit Lazy, ka qenë i ftuari i dytë në “Glamour Zone”, në RTV Ora. Ai për një periudhë të gjatë hoqi dorë nga muzika dhe kjo për shkak se nuk gjentë forcë pas vdekjes së vëllait të tij Jetnis Dollapi.
I pyetur se si ka ndryshuar jeta e tij pas humbes së të vëllait, ai shprehet se është humbja më ë madhe e tij dhe se e vuan përdit këtë gjë. Kjo ka qenë edhe arsyeja e vetme që ai hoqi dorë nga muzika.
Ester Bylyku: Si të ka ndryshuar jeta pas humbjes së vëllait tënd Jetnis Dollapi.
Adonis Dollapi: Më ka ndryshuar jashtëzakonisht shumë, kjo është edhe arsyeja pse nuk kam bërë muzikë prej një kohe të gjatë. Nuk e kam pasur muzikën si gjë primare. Gjithmonë e kam bërë muzikën për qejf, nga hobi dhe për pasion prandaj që nga ai moment nuk kam gjetur më forcë të shkoja më tutje me muzikën. Prandaj u ktheva pas një kohe të gjatë, gjeta forcën, mblodha veten dhe mendoj se do sjell shumë projekte të reja, por kjo ka qenë arsyeja sepse humbja e vëllait ka qenë humbja më e madhe që kam pasur në jetë. E vuaj ndoshta përdit edhe jo vetëm unë por edhe shumë njerëz përreth meje. Djalit tim ia kam vënë emrin e vëllait, Jetnis Junior.
Jetnisi Junior i ngjan shumë vëllait si në pamje edhe në tip, është shumë nevrik, është 1 vit e gjysëm dhe është komplet si ai.
Ester Bylyku: Kush është këshilla më e vyer që të ka dhënë ai?
Adonis Dollapi: Unë kam qenë gjithmonë i urti edhe më thoshtë gjithmonë, shyqyr që ti je i urtë se të ishe të dy kështu do kishim kthyer Shqipërinë përmbys.
