Lajmi i bujshem ne mediat turke: Biznesmeni i famshëm turk padit ne prokurori Sinan Idrizin e “Air Albania”. Mashtrimi miliona dollarë
Biznesmeni shqiptar Sinan Idrizi dhe ish presidenti i Gallatasaraj Adnan Polat do të përballen në procese gjyqësore për të zgjidhur mosmarrëveshjen në zhbllokimin e shumës së 3.5 milionë eurove të lenë si garanci. Investitori turk akuzon se fondi nuk i është kthyer dhe se marrëveshja i është lënë në mes. Ndërsa Idrizi thekson se është Polat që u tërhoq nga kontrata, por sërish shprehet I gatshëm për kthimin e shumës nëse investitori turk reskepton marrëveshjet.
Mediat turke i kanë bërë bujë lajmit të një përplasje mes investitorit turk Adnan Polat dhe biznesmenit shqiptar Sinan Idrizi. Sipas tyre, palët kanë bërë një marrëveshje për të blerë aksionet në kompani shqiptare në fushën e turizmit, energjetikës dhe hidrokarbureve.
Pas arritjes së paktit, është kërkuar që polat të paguante si kapar shumën e 3.5 milionë eurove, dhe vetëm pasi një kompani e tretë të bënte auditimin e situatës së ndërmarrjeve do të kalonte dhe shumën tjetër financiare.
Por në mediat turke thuhet se Polat ka akuzuar palën shqiptare për mos plotësim të detyrimeve. Sipas tyre gjithçka është zvarritur për shkak të tensioneve politike në vendin tonë, ndërsa shuma e lënë si garanci nuk është kthyer. Me këtë argument shprehen gazetarët turq, prokuroria ka nisur hetimin. Por Sinan Idrizi, një nga aksionerët e Air Albania shprehet se situate është ndryshe.
Për Ora Neës ai thekson se një kombani ndërkombëtare ka bërë verifikimin e kompanive që do të bliheshin, dhe ka paraqitur një raport të plotë. Pas kësaj Polat i është kërkuar të vijonte me zbatimin e marrëveshjes, për blerjen e aksioneve sipas kontratës së arritur më parë. Kjo kërkesë nuk është zbatuar ndaj dhe fondi I garancisë prej 3.5 milionë eurosh ka mbetur pa u kthyer. Megjithatë Idrizi shton se sërish në bisedimet e zhvilluara ka qenë dakord për kthimin e fondit të garancisë, edhe pse marrëveshja është e qartë. Por nga ana tjetër kërkon që dhe Polat të zhbllokojë aksionet.
Tashmë në situatën e krijuar Idrizi deklaron se do të paraqesë një padi ndaj biznesmenit turk dhe po ashtu do të kërkojë dëmshpërblim për dëmtim të imazhit.


