Kërkoi favore seksuale, KLGJ pezullon kërkesën për kthimin në detyrë të gjyqtarit Guximtar Boçi

Kërkoi favore seksuale, KLGJ pezullon kërkesën për kthimin

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur pezullimin e kërkesës për kthimin në detyrë të gjyqtarit Guximtar Boçi.

Gjyqtari Boçi kërkoi kthimin në detyrë pasi u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Apelit e Vlorës.

Shkarkimi për favore seksuale

Me 14 vota pro dhe asnjë kundër Këshilli i Lartë i Drejtësisë shkarkoi nga detyra e kryetarin e gjykatës së Gjirokastrës, Guximtar Boçin, dhe e pezulloi atë nga detyra e gjyqtarit në 28 tetor 2016.

Vendimi pasoi audio regjistrimin e publikuar në një emision investigativ, ku ai i kërkonte një qytetareje favore seksuale në këmbim të dhënies së një vendimi gjyqësor. 

Nga bisedat e regjistruara, ish-kreu i Gjykatës së Shkallës së Parë i thotë qytetares se çështjen e kishte të fituar, pasi “jo se të bëj unë nder, por se të takon”. 

Gjatë bisedës, gruaja i thotë se gjatë takimit në kafe, gjyqtari i kishte kërkuar që “dua të bëhesh e imja”. 

Sipas bisedës së regjistruar, gruaja i thotë se gjatë takimit në zyrë, gjyqtari i ishte hedhur për ta puthur.

EMISIONET