KLD shkarkon kreun e Gjykatës së Gjirokastrës, Guximtar Boçi

KLD shkarkon kreun e Gjykatës së Gjirokastrës, Guximtar

Me 14 vota pro dhe asnjë kundër Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka shkarkuar nga detyra e kryetarin e gjykatës së Gjirokastrës, Guximtar Boçin, dhe e ka pezulluar atë nga detyra e gjyqtarit. 

Vendimi pasoi audio regjistrimin e publikuar në një emision investigativ, ku ai i kërkonte një qytetareje favore seksuale në këmbim të dhënies së një vendimi gjyqësor. Gjithashtu, KLD-ja ka vendosur të inspektojë vendimet e gjyqtares së Gjirokastrës, Blerta Çibuku si dhe inspektores së KLD-së, emri i të cilës përmendet në regjistrim. 

Mbledhja urgjente e KLD-së është bërë me kërkesë të Ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani, i cili më herët e quajti të patolerueshëm aktin e kryetarit të gjykatës. 

Manjani:  Ngjarja e gjyqtarit është e rëndë, e turpshme dhe e papranueshme për një zyrtar shteti, e aq më tepër për një gjyqtar për një kryetar gjykate jo e jo. 

Denoncuesja mësohet se është marrë në mbrojtje nga policia, por jashtë banesës në Gjirokastër nuk ka prani të dukshme të uniformave blu. 

Një natë më parë, emisioni investigativ “Stop” publikoi një bisedë të regjistruar midis kreut të Gjykatës së Gjirokastrës, Guximtar Boçi, i cili i kërkon lidhje një gruaje të divorcuar me qëllim dhënien në favor të saj në një proces gjyqësor që gruaja kishte hapur në Gjykatën e Gjirokastrës. 



EMISIONET