Erdogan shkon në qytetin e prekur nga tërmeti për të ndjekur situatën
Presidenti i Turqisë Recep Tayip Erdogan ka shkuar në Elazig për të ndjekur nga afër të gjitha zhvillimet nga tërmeti që goditi vendin mbrëmjen e së premtes (24 janar).
Ai është i shoqëruar nga zëvendës Presidenti Fuat Oktay dhe zëdhënësi i tij Mustafa Sentop.
Presidenca i ka ndjekur të gjitha zhvillimet nga tërmeti që prej mbrëmjes së djeshme.
Erdogan ka marrë pjesë gjatë ceremonisë mortore të në një nëne dhe fëmijës së saj. Gjatë saj Presidenti mbajti një fjalim për t'i mbështetur të gjithë qytetarët e prekur.
“Kjo lloj fatkeqësie është një provë e madhe për ne. Ne ishim në gjendje të mposhtnim me durim tërmetet e mëparshme. Tani jemi përsëri në një provë. Mos dëgjoni thashethemet, mos dëgjoni propagandën negative, jemi në shërbimin tuaj”.