Crotone rrëzikon rënien, Ajeti vlerësohet si mbrojtësi më i miri
Arlind Ajeti është mbrojtësi më i mirë i Seria A.
Në analizat statistikore të mediave italiane, mbrojtësi i kombëtares shqiptare rezulton mbrojtësi më i mirë i Serisë A, për ndeshjet në shtëpi.
Mesatarja e vlerësimit nga mediat për mbrojtësin shqiptar është 6.58, duke lënë pas emra të rëndësishëm në Itali, si Benatia, Skriniar, Kulibali, Kolarov, De Vrij.
Ajeti ka rezultuar një surprizë e madhe dhe askush nuk e priste që ai të kryesonte të kryesonte listën e “TOP 10” mbrojtësve më të mirë të Serisë A, për ndeshjet në shtëpi që nga fillimi i këtij sezoni.

