Në Shqipëri 22% e fëmijëve obezë, s’ka program për ushqyerje të shëndetshme

Në Shqipëri 22% e fëmijëve obezë, s’ka program

Kequshqyerja është një ndër arsyet kryesore që çojnë popullatën drejt sëmundjeve kornike. Këto sëmundje shënojnë përqindje të lartë të të prekurve dhe sipas Gazmend Bejtes drejtori i Shëndetit Publik, 89% e humbjes së jetës shkaktohen nga këto sëmundje.

Por specialisti i shëndetit publik Adrian Hoxha duke u referuar të dhënave se 22 % e fëmijëve janë obez tha se në vend nuk ka programe për ushqyerjen e shëndetshme.

“Ka pasur edhe më parë shumë problem në lidhje me fëmijët, por tashmë vëmendja është përqëndruar drejt grupmoshave që janë mbi 40 vjeç, sepse është e vërtetuar se pas moshës 50 vjeç kemi një rritje të prevalencës të sëmundjeve kardiovaskulare të cilat janë të lidhura me ushqyerjen. 70% e personave obezë janë me diabet të tipit të dytë”, tha Hoxha.

Për këtë shtim të obezitetit mjekët në këtë konferencë thanë se qytetarët duhen sensibilizuar po në anën tjetër duhen programe për ushqyerje të shëndetëshme për të patur më pak pasoja në jetë nga sëmundje si diabeti, apo sëmundje kardiovaskulare që i atribuohen mbipeshës.

EMISIONET