Noka në parlament deputetëve të PS: Ju jeni zhgarravina, po e shndërroni parlamentin në institucion të poshtëruar

Noka në parlament deputetëve të PS: Ju jeni zhgarravina, po e

Fjala e Flamur Nokës në Kuvend:

Kjo që sapo ndodh tani është turp për një parlament
Ju ka sjellë grupi juaj një kërkesë dhe ju me urgjencë e trajtoni.
Ndërkohë një kërkesë, një kërkesë të grupit tonë parlamentar, e cila përputhet plotësisht me kërkesën e atyre qytetarëve që protestojnë, po bëjnë gati dy muaj që janë në shesh, me pika të përcaktuara të kërkesave të tyre, ju i neglizhoni apo ju i hidhni tutje në kosh dhe nuk i konsideroni.
Ata janë qytetarë, kjo është opozita e vendit, ata janë qytetarë të këtij vendi që protestojnë kundër narko-regjimit, kundër babëzisë, kundër shkatërrimit dhe për një Shqipëri normale dhe për një qeverisje normale dhe jo për një narko-qeveri.
Ndaj ju bazuar në rregullore, sepse e keni detyrë, e keni detyrë kërkesat t'i trajtoni, të fusni me urgjencë në rend dite çështjen e kërkuar nga opozita dhe të mbështetur edhe nga qytetarët dhe nga protesta e tyre.
Ju po e shndërroni këtë parlament në një palo-parlament. Shikoni edhe sondazhet çfarë tregojnë.
Po shndërrohet në institucionin më të, më të pabesueshëm, më të poshtëruar. Një institucion i zhgarravitur. Po, po, i zhgarravitur.
Shiko, ju jeni zhgarravina, unë nuk doja t'ju thoja që ju jeni zhgarravina, po s'kam ç'ju them, ashtu jeni.
Tani, kjo është, ky është një realitet, ndaj zotëri në rast se do t'i japësh parlamentit hijen e një parlamenti normal, trajto dhe fut në rend të ditës me urgjencë kërkesat e opozitës dhe të protestuesve që janë prej 50 ditësh në shesh.

EMISIONET