Balliu: Për qytetarët ligjet i mbani në sirtar, ndërsa për Kanye West kaluat 4.2 milionë euro me akt normativ

Balliu: Për qytetarët ligjet i mbani në sirtar, ndërsa

Deputeti Klevis Balliu shpjegoi sot në sallën e Kuvendit votën kundër propozimit të Taulant Ballës, duke akuzuar mazhorancën se refuzon të sjellë në rendin e ditës projektligjet e kërkuara nga opozita për çështje që prekin drejtpërdrejt qytetarët, si zonat e mbrojtura, “Paketa e Maleve” dhe ligji për investitorët strategjikë.

Balliu deklaroi se mazhoranca heq dhe sjell ligje në rendin e ditës vetëm për interesa elektorale dhe klienteliste, jo në shërbim të interesit publik.

“Ligjet për qytetarët i mbani prej dy muajsh në sirtar, ndërsa ligjet që shërbejnë për t’u pasuruar i sillni menjëherë. Për Kanye West dhatë 4.2 milionë euro me akt normativ, ndërsa qytetarëve më të varfër në Europë u thoni se nuk keni mundësi të kujdeseni për problemet e tyre. Turp!”, deklaroi Balliu.

 

EMISIONET