Vrasja e kushërinjve: Trupat kishin nisur të dekompozoheshin, u ekzekutuan me kallashnikov

Burime nga grupi hetimor bëjnë më dije se vrasja e dy kushërinjve Vilson Çutaj, 37 vjeç dhe Klement Pepaj, 21 vjeç janë ekzekutuar me kallashnikov.

Plumbat kanë përshkruar 21 vjeçarin në pjesën e kokës ndërsa Vilsonin në pjesën e brinjëve dhe të barkut duke I shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Madje trupat kishin nisur dhe dekompozimin në këtë zonë të thellë malore të Vrithit ku u gjetën nga policia pas 4 ditëve kërkime.

Policia vijon të jetë në kërkim të Danjel Pepës. Policia shqiptare i ka kërkuar ndihmë autoriteteve malazeze për arrestimin e tij. Përvec marrjes në pyetje të Rrok Pepajt i cili tashmë është arrestuar do të merren në pyetje dhe dëshmi të tjera, raporton gazetari i Ora News, Bepin Kolvata.

Dëshmitë e Rrok Pepajt dhe familjarëve kanë qenë kontradiktore duke e bërë të vështirë zbardhjen e krimit pas së cilës dyshohet se është një konflikt i nisur për vjedhjen e bimëve të kanabisit në parcelë.   

Në fillim Rrok Pepaj ka thënë senuk kishte dijeni për të shtënat me armë që ishin dëgjuar në zonë. Ndërkohë policia gjeti trupat pasditen e djeshme pranë një zonë ku u gjetën të kultivuara 29 bimë kanabis.

Vilson Çutaj, 37 vjeç dhe Klement Pepaj, 21 vjeç u zhduken me 3 tetor 2020 dhe trupat e pajete të tyre u gjetën më 8 tetor 2020.

EMISIONET