Ulen rastet e reja, 17 viktima nga Covid-19 në 24 orët e fundit, më e reja 22 vjeçe

Ulen rastet e reja, 17 viktima nga Covid-19 në 24 orët e fundit,

Ministria e Shëndetësisë bën publik raportin mbi Covid-19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit.

Nga 3035 testime të kryer kanë rezultuar pozitivë 631 qytetarë, ndërsa 17 pacientë nuk kanë mundur të fitojnë betejën me virUsin, përfshirë këtu edhe një 22 vjeçare.

Lexo edhe: Solli foshnjën në jetë 2 javë më parë, humb jetën nga covid 22 vjeçarja


Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

255 raste në Tiranë, 36 raste në Vlorë, 34 raste në Shkodër, 32 raste në Fier, 23 raste në Durrës, 17 raste në Korçë, 16 raste në Mirditë, 15 raste në Krujë, Lushnje, Kamëz, 14 raste në Elbasan, 13 raste në Lezhë, 11 raste në Kavajë, Librazhd, 10 raste në Kukës, 9 raste në Gjirokastër, Pogradec, 8 raste Peqin, 7 raste në Berat, Tepelenë, 6 raste në Kurbin, Pukë, Kuçovë, 5 raste në Dibër, 4 raste në Kolonjë, 3 raste në Devoll, Tropojë, Mallakastër, Mat, Ura Vajgurore, Shijak, Patos, Cërrik, 2 raste në Përmet, Sarandë, Delvinë, Malësi e Madhe, Gramsh, Skrapar, Vorë, 1 rast në Has, Rrogozhinë, Vau i Dejës, Fushë- Arrëz, Selenicë, Prrenjas, Himarë, Maliq, Poliçan.

VIKTIMA
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 17 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 9 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Librazhdi, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Lushnja, të moshave 22-89 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

SITUATA NË SPITALET COVID DHE RAJONALE

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 649 pacientë, 43 në terapi intensive, nga të cilët 15 pacientë janë të intubuar.

TË SHËRUAR

Në 24 orët e fundit janë shëruar 714 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 77,498 që nga fillimi i epidemisë.

VAKSINIMI

Vijon procesi i vaksinimit antiCOVID në qendrat e përqendruara të vaksinimit në të gjithë vendin. Gjatë ditës së sotme janë kryer 702 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 21,613 vaksinime.

Statistika (10 Mars 2021)
Raste të reja ditore 631
Të shëruar në 24 orë 714
Të shtruar në spitale 649
Humbje jete në 24 orë 17
Testime ditore 3035

Testime totale 498,076
Raste pozitive 114,840
Raste të shëruara 77,498
Raste Aktive 35,356
Humbje jete 1,986

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 23508
Fier 2542
Vlorë 1676
Durrës 1661
Shkodër 1325
Gjirokastër 1258
Korçë 861
Elbasan 672
Lezhë 705
Berat 491
Dibër 338
Kukës 319

Vendi Lajme Covid-19 koronavirusi ne shqiperi Lajmi i fundit Sociale ministria e shendetesise Aktualitet

EMISIONET