Zjarri dogji shtëpinë e tyre, 4 anëtarë të një familjeje në Burrel mbesin në qiell të hapur

Katër anëtarë të familjes Frisku në Burrel kanë mbetur në qiell të hapur pas zjarrit të rënë në banesën e tyre.

Flakët e nisura nga tavani kanë shkrumbuar gjithçka.

Zjarrëfikësit mbërritën në kohë pas marrjes së njoftimit, por për shkak të konstruktit të drurit ka qenë e vështirë vënia e situatës në kontroll.

E favorizuar edhe nga era e fortë gjithçka u shkrumbua në pak minuta.

Në momentin e rënies së zjarrit një nga vajzat e familjes ka qenë në gjumë.

Fatmirësisht ndërhyrja e xhaxhait të saj bëri të mos kishte të lënduar.

Të ndodhur në këto kushte apeli i familjarëve ka shkuar për ndihmë dhe për gjetjen e një strehe.

''Te gjitha jane djeg'', tha Frisku.

Dyshimet janë se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike. Ccka solli edhe përhapjen e flakëve

EMISIONET