Korruptimi i efektivëve, kreu i policisë rrugore me Ballën: Për çdo rast, ka nisur procedimi penal

Në pak muaj policia e shtetit ka konstatuar një numër të lartë të personave që tentojnë të korruptojnë policinë.

Kryesisht janë drejtuesit e mjeteve ata që kërkojnë ti shpëjtojnë ndëshkimit kundrejt pagesave të ndryshme.

Kreu i policisë rrugore Besmir Qibini në një bashkëbisedim me ministrin taulant balla, theksoi se për cdo rast kanë nisur procedimet penale madje janë marrë edhe vendime nga gjykatat.

Vetë blutë konfirmuan se përmes kësaj nisme ka edhe më shumë sensibilizim.

Këtë të shtunë në fier është raportuar edhe rasti i radhës në tentative të korruptimit të punonjësve të policisë.

Një 28 vjeçar me inicialet M. R. është ndaluar pasi është konstatuar duke drejtuar një automjet me xhama të zinj.  

Për mediet thueht se Me qëllim shmangien e masës administrative, drejtuesi i automjetit ka tentuar të korruptojë punonjësin e Policisë, duke i ofruar atij një shumë parash.  Për këtë shkak ndaj tij u dërgua dhe dosja në prokurori.

 

EMISIONET