Zjarre pa kontroll, Shteti në provë/ Haxhimali: Jemi shumë të ngadaltë në parandalim, reagimin e kemi të shpejtë
Drejtori i Institutit për Bashkitë, Agron Haxhimali në një intervistë në Ora News u shpreh për situatën e zjarreve në vend se Shqipëria parandalimin për këto raste e ka shumë të ngadaltë, por reagimin shumë të shpejtë.
Haxhimali: Ka pasur më tepër një reagim të çastit sepse në Shqipëri kemi një qasje shumë interesante.
Për të parandaluar jemi shumë të ngadaltë dhe shumë të dobët për të investuar në parandalim.
Ndërsa reagimin e kemi shumë të shpejtë.
Te ky reagimi shikoj që fokusi është më tepër deklaratat e nivelit të lartë apo të ministrit tonë të Mbrojtjes.
Këtu nuk është se jam kundër daljes së tyre për të komunikuar me qytetarët.
Por mendoj që kemi struktura të tjera ndërmjetëse.
Prsh Drejtori i Emergjencave Civile apo kryetarët e bashkive apo strukturat e tjera brenda bashkisë do kisha dëshirë ti shikojë më evidente.

