DRAFT-KODI PENAL/ 4 deri në12 vite burg kush i dëmton organin gj*nital një vajzë apo gruaje

DRAFT-KODI PENAL/ 4 deri në12 vite burg kush i dëmton organin gj*nital

Në Kodin e ri Penal të bërë nga Arben Rakipi i Shkollës së Magjistraturës, vagina është i vetmi organ i trupit të njeriut që ka marrë “status special”, teksa truri, zemra apo organet e tjera janë lënë në harresë.

Sipas Kodit të ri Penal, dëmtimi i rëndë i organeve gjenitale femërore do të dënohet me burgim nga katër deri në 12 vjet burgim.

Gjithashtu, specifikohet edhe rrethanat se kur konsiderohet “dëmtimi i rëndë” i vaginës, ku bëhet fjalë kur kemi prerje, infibulim ose kryerje e ndonjë gjymtimi tjetër për të tërë ose një pjesë të buzëve të mëdha, buzëve të vogla ose klitorit.

I njëjti dënim është edhe për personat që i kërkojnë apo i shtrëngojnë vajzat dhe gratë që të kryejnë aktet e mësipërme

Neni 767

Gjymtimi i organeve gjenitale femërore

DRAFT-KODI PENAL/ 4 deri në12 vite burg kush i dëmton organin gj*nital

1. Dëmtimi i rëndë i organeve gjenitale femërore, dënohet me burgim nga katër deri në dymbëdhjetë vjet.

2. Do të vlerësohen si dëmtim i rëndë i organeve gjenitale femërore sjelljet e mëposhtme të qëllimshme:

a) prerja, infibulimi ose kryerja e ndonjë gjymtimi tjetër për të tërë ose një pjesë të buzëve të mëdha, buzëve të vogla ose klitorit;

b) shtrëngimi ose kërkesa ndaj një gruaje që t’i nënshtrohet ndonjë prej akteve të renditura në shkronjën “a”;

c) provokimi, shtrëngimi ose kërkesa ndaj një vajze që t’i nënshtrohet ndonjë prej akteve të renditura në shkronjën “a”.

DRAFT-KODI PENAL/ 4 deri në12 vite burg kush i dëmton organin gj*nital

EMISIONET