Zjarr në kodrat e Peshtanit/ Ndërhyrja e zjarrfikësve vë nën kontroll flakët

Një vatër zjarri është regjistruar pasditen e sotme në kodrat e Peshtanit, ku flakët përfshinë një sipërfaqe me shkurre dhe lisa.
Pas njoftimit për zjarrin, forcat zjarrfikëse të Fierit ndërhynë menjëherë në terren, duke izoluar vatrën dhe duke bërë të mundur neutralizimin e plotë të flakëve.
Ndërhyrja në kohë e ekipeve të emergjencës ka parandaluar përhapjen e zjarrit në zona të tjera, ndërsa situata aktualisht paraqitet nën kontroll.
Autoritetet vijojnë monitorimin e zonës për të shmangur riaktivizimin e mundshëm të vatrës së zjarrit.

