Zjarr në katin përdhes të një pallati në Gjirokastër, flakët shp*rthejnë në kabinën elektrike

Një zjarr i rënë mëngjesin e sotëm në lagjen “18 Shtatori” në Gjirokastër, ka rrezikuar një pallat 4-katësh.

Zjarri ka rënë në katin përdhes, në kabinën elektrike të objektit.

Drejtoria e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit u njoftua menjëherë nga një qytetar dhe në vendngjarje u dërgua një grup ndërhyrjeje me 3 efektivë.

Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe veprimit efikas të zjarrfikësve, flakët u neutralizuan pa shkaktuar dëme të tjera materiale dhe pa lëndime në njerëz.

Zona përreth u sigurua plotësisht dhe situata është tashmë nën kontroll. Autoritetet po hetojnë shkaqet e rënies së zjarrit.

EMISIONET