Zhvillimet në selinë e PD, Hoxha: Basha njësoj si Rama, padit paturpësisht deputetët e PD

Komisioni për Rithemelimin e PD vendosi të zhvillojë sot mbledhjen e parë të konstituimit të këtij grupimi në selinë qëndrore të Partisë Demokratike.

Lisandër Hoxha, ish-nëkryetari i FRPD, deklaroi për Ora News se Komisioni do të marrë vendime të rëndësishme për të ardhmen deri me 22 mars që është Kuvendi i radhës.

Për mbledhjen e Bashës me Kryesinë ai ka këtë koment.

"Ka një mbledhje. Aty është mbyllur deputeti Basha me disa persona që nuk i njohim, kanë mbyllur derën me çelës. Nuke di me çfarë atributi zhvillon mbledhje një deputet i Parlamentit".

Sa i takon kallëzimit në SPAK të deputetëve mbështetës të Berishës, Hoxha nuk heziton ta krahasojë Bashën me Ramën.

"Është në një linjë me Edi  Ramën, Rama padit deputetët e PD dhe Basha si patericë e fundit e tij padit deputetët e PD me paturpësinë e madhe".

Pyetjes se çfarë do të ndodhë sot ai i jep këtë përgjigje:

"Asgjë. Demokracia këtë ka. Shumica vendos dhe merr vendime për të mirën e të gjithëve".

 

EMISIONET