Zbardhen përgjimet/ Si kalonte droga në Muriqan përmes policit të Shkodrës, dhe biseda e trafikimit në Turqi
Zbardhen të tjera detaje nga dosja hetimore e SPAK-ut në lidhje me grupin e trafikut të drogës, që çoi në arrestimin e 14 personave, ndërsa 6 të tjerë u shpallën në kërkim.
Gazetari Edison Vatnikaj ka siguruar për “Ora News” dosjen, ku jepen përgjimet.
Në një bisedë të kryer më datë të kryer mes Shpëtim Pjeshkës dhe Artan Agalliut, të cilët bisedojnë nga kamioni me një tjetër shtetas, të paidentifikuar, ndërsa bëjnë shkëmbimin e drogës.
Polici ndalon trafikantin në pikën kufitare të Muriqanit, kapet droga, por skaneri e nxjerr me të kuqe, ku trafikanti i drejtohet efektivëve të kufirit duke i thënë: “Kam nje m.."
Përgjimi
Një bisedë tjetër është biseda që bëjnë shtetasit Sulo Pajo dhe Artur Sulaj.
Ata flasin për udhëtimet drejt Turqisë ku siguronin lëndën narkotike, madje ankheshin për kapacitetete e "punës" që nuk iu përgjigjeshin nevojave që kishin.
Në bisedë përmendet fakti i masivitetit dhe përfitimeve që do kishin, por që dispononin vetëm një makinë.
Artur Sulaj: Nuk di, hajde t’i japim nja 2-3 duar të mira me atë "Ivecon". E blejmë dhe një makinë ne, e prapë vazhdojmë ta bajmë për qefin tonë makinën, pastaj të dali në punë makina.
Sulo Pajo: Jo, kur të mbarojë punë kur të bëhet!
Artur Sulaj: Ore kur të bëhet komplet o vlla, ca ka, ca mangut e ka. I fut dhe një kontroll nga fillimi deri në fund te greku a ku të duam ne. Edhe i hyp e del pastaj për qef. Ore "Daf" është i mirë, por edhe "Scania" nuk është e keqe
Sulo Pajo: Jo nuk është ashtu, por do të them një gjë, atje nuk bëhet. Po qëlloi "Skania" nuk bëhet.
Artur Sulaj: Ëëë, aty thua ti? Aty vetëm po të kapën do digjesh.
Sulo Pajo: Vetëm po u kap ky bq se ky do tregojë në vend, do tregojë shokëve, e di unë vendin, kam unë një shokun tim.
Artur Sulaj: Vk, s'kam ça i bëj. Uaaa duhet bërë siguracioni.
Sulo Pajo: Mua më mori ai shoku që më ka 5000 euro. Do të marri që andej ta bjeri poshtë.
Artur Sulaj: Nga ku?
Sulo Pajo: Nga Turqia!
Artur Sulaj: Nga Turqia? O shok, a e di sa punë paska Turqia, s'të lënë me marr frymë. S'po dimë kujt me ia prish e kujt me ia ndreq me ndreq me një makinë. Kjo ka qëlluar pak me difekt e po na prish punë. Po na humb kohë, ke parasysh? Dhe po punojnë robt, i qr. Me to knaqesh o shok. Për tre ditë ikën e vjen. Sa t'ia lidhim ngarkesën këtij atje në Turqi që ta ketë fikse, e ke parasysh? Se kjo ka një të mirë se e ke bosh ikjen s'e ke plot.
Sulo Pajo: Edhe këto se çajnë b*thën shumë.