Vrasja në Kavajë, arrestohet nga policia shoku i Habib Rexhës, akuzohet si përkrahës i autorit

Vrasja në Kavajë, arrestohet nga policia shoku i Habib Rexhës,

Ervis Kurti është shoqëruar në polici pasi  dyshohet se ndihmoi autorin Habib Rexha, që ekzekutoi me plumb në kokë Arjan Gosën të dielën që shkoi në qytetin e Kavajës.

Shoku i Habib Rexhës, Ervis Kurti është shoqëruar në komisariat për veprën “Përkrahja e autorit të krimit”. Rexha u vetëdorëzua në Policinë e Kavajës, ndërsa rol kryesor në këtë proces kishte familja e tij.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë, në vijim të veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur më datë 21.05.2023, në një lokal, ku mbeti i vrarë një shtetas, bazuar në provat e siguruara gjatë hetimit dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë ndaluar shtetasin E. K., 29 vjeç, banues në Kavajë, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas ka ndihmuar autorin e vrasjes, shtetasin H. R. (i ndaluar ditën e djeshme) që të largohej nga vendi i ngjarjes pas kryerjes së krimit, duke e marrë në automjetin e tij. Automjeti u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë gjetur vendin e armës së përdorur nga autori për vrasjen e shtetasit A. G., dhe po punojnë për nxjerrjen e saj." - njofton policia. 

EMISIONET