Ekspertët zbulojnë gabimet më të zakonshme në pastrim, nga detergjenti i tepërt te dezinfektimi i gabuar!

Shumë prej zakoneve që përdoren çdo ditë për pastrimin e shtëpisë rezultojnë të jenë të gabuara.
Ekspertët paralajmërojnë se disa prej miteve më të përhapura jo vetëm që nuk ndihmojnë në higjienë, por mund të sjellin efekt të kundërt, duke e bërë ambientin më të ndotur dhe duke rritur shpenzimet.
Një nga keqkuptimet më të zakonshme është se përdorimi i sasive më të mëdha të detergjentit garanton pastrim më të mirë. Në fakt, teprica e produkteve lë mbetje në sipërfaqe dhe në rroba, duke tërhequr më shumë pluhur dhe papastërti.
Ekspertët rrëzojnë edhe mitin se një sipërfaqe që duket e pastër është automatikisht e dezinfektuar.
Mikrobet dhe yndyrat e padukshme mund të mbeten ende, veçanërisht në zonat e kuzhinës dhe në objektet që preken shpesh.
Po ashtu, shumë persona gabojnë duke fshirë menjëherë dezinfektuesit pas aplikimit.
Produktet kanë nevojë për kohë veprimi që të eliminojnë bakteret dhe viruset në mënyrë efektive.
Një tjetër bindje e përhapur është se rrobat duhet të lahen pas çdo përdorimi.
Sipas specialistëve, shumë veshje mund të përdoren disa herë përpara larjes, duke kursyer ujë, energji dhe duke zgjatur jetën e tyre.
Në listën e miteve përfshihen edhe përdorimi i pastruesve natyralë si zgjidhje universale, ideja se sfungjerët janë gjithmonë të mbushur me baktere, si dhe besimi se marka e produktit është më e rëndësishme se teknika e pastrimit.
Ekspertët theksojnë se rezultatet më të mira arrihen duke përdorur sasinë e duhur të produktit, mjetet e përshtatshme dhe duke respektuar udhëzimet e përdorimit.
Në të kundërt, shumë prej praktikave të përditshme mund të kthehen në humbje kohe, parash dhe përpjekjesh.



