Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës vrasësi i Arjan Gosës
Habib Rexha, 31 vjeçari që vrau Arjan Gosën më 21 maj në Kavajë u vetëdorëzua në polici.
I riu, shkoi me vullnetin e tij në komisariatin e Kavajës pas negociatave të policisë me familjarët të cilët e bindën që ti japë fund arratisë pas krimit.
Habib Rexha, i cili vrau pak ditë më parë Arian Gosën në një lokal në Kavajë është vetëdorëzuar në polici.
Burime për Ora News bëjnë me dije Rexha është vetëdorëzua në komisariatin e Kavajës.
Arratia e tij zgjati vetëm 48 orë nga ngjarja e rëndë e ndodhur të dielën, kur ekzekutoi me plumb në kokë, Arian Gosën, teksa ky i fundit ishte në një lokal të qytetit së bashku me të atin e tij.
Vrasja erdhi si hakmarrje për vrasjen e vëllait të Habib Rexhës pak muaj më parë në Kavajë.
Ora News ka mësuar se Rexha u dorëzua me vullnet të lirë dhe pas kërkesës së familjarëve.
Ai qëndroi 2 ditë në arrati pasi vrau Arian Gosën në një lokal të Kavajës pasditen e së dielës.
Kamerat e sigurisë së bizneseve në Kavajë e filmuan teksa largohej në këmbë pasi qëlloi me një plumb në kokë Arian Gosën. Ngjarja ndodhi në një lokal në lagjen Nr.1 të Kavajës pasditen e së dielës, teksa Arian Gosa ishte duke konsumuar një kafe me babain e tij. Ky i fundit pa të birin t’i vritej përpara syve.
Habib Rexha u identifikua nga policia rreth 3 orë pas krimit dhe u shpall zyrtarisht në kërkim.
Ngjarja e rëndë, vjen më pak se dy muaj nga vrasja e Edmond Gosës, vëllait të Arian Gosës, i cili në fund të marsit, pas një sherri për motive banale, në një tjetër lagje të Kavajës, u konfrontua fizikisht me shtetasin Altin Rexha, vëllain e autorit të shpallur në kërkim për ngjarjen e kësaj të dielë.