“Vrasës” me makinë, futet me të kuqe dhe godet prindërit me fëmijën 3 muajsh te vijat e bardha

Një 39 vjeçar që drejtonte mjetin pa patentë goditi dy bashkëshortë dhe fëmijën  e tyre 3 muajsh që po kalonin në vijat e bardha pranë pallatit me Shigjeta në Tiranë. Pas aksidentit drejtuesi i mjetit Ajas Sulejmani është arratisur ndërsa tre të lënduarit u dërguan në spital.  Autorit të ngjarjes tre muaj më parë i ishte hequr patenta për kalim me semafor të kuq dhe tejkalim shpejtësie

Dy bashkëshortë me fëmijën e tyre 3 muajsh u goditën nga një automjet luksoz të dielën rreth orës 14.00 edhe pse po kalonin në vijat e bardha në rrugën e Kavajës, zona pranë Pallatit me Shigjeta në Tiranë.

Ajas Sulejmani, 39 vjeç, i njohur edhe me emrin Ilir është autori i aksidentit, i cili menjëherë pas ngjarjes, braktisi mjetin dhe u largua në këmbë mes pallateve duke humbur gjurmët, por a arrestua pak minuta më vonë

Mjeti luksoz që shkaktoi aksidentin po vinte nga pallati me shigjeta kur kaloi me të kuqe semaforin dhe ka vijuar lëvizjen drejt rrugës së Kavajës.

Në vijat e bardha kanë qenë duke kaluar Arjan e Viola Konomi bashkë me foshnjen të cilët makina i ka prekur lehtë dhe i ka rrëzuar bashkë me karrocën e fëmijës

Sulejmani po drejtonte mjetin pa patentë pasi tre muaj më parë i është hequr leja e drejtimit për shkelje semafori dhe tejkalim të shpejtësisë.

Bashkëshortët dhe fëmija 3 muajsh janë dërguar në spital ku ndodhen jashtë rrezikut, ndërsa pak minuta pas ngjarjes në polici u vetëdorëzua një person që tha se ishte kushëriri i 39-vjeçarit Ajas Sulejmani që ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen.

Disa minuta më vonë, një tjetër aksident ndodhi në tiranë pasi një automjet tip BMVV është përplasur në zonën e "Misto Mames"

Ai ka qenë duke ecur me shpejtësi dhe për për të shmangur një kalimtar ka manovruar me frenat e dorës por makina ka dalë nga rruga dhe është përplasur në trotuar drejt bizneseve. Si pasojë drejtuesi i mjetit pësoi dëmtime të lehta dhe është dërguar në spital.

“Vrasës” me makinë, futet me të kuqe dhe godet

“Vrasës” me makinë, futet me të kuqe dhe godet

EMISIONET