Aksidenti në video: Shihni momentin kur ‘G-Class’ përplas çiftin dhe foshnjen te vizat e bardha

Ky është momenti kur mjeti ‘Mercedes G-Class’ i drejtuar nga Ajas Sulejmeni, 39 vjeç përplas çiftin dhe foshnjën 3 muajsh në rrugën e Kavajës. 

Çifti ka qenë duke kaluar rrugën me karrocën e foshnjës së tyre, ndërsa është hapur semafori jeshil për kalimtarët.

Ndërsa makinat e tjera kanë qenë të ndaluara para vizave të bardha, pikërisht makina e ‘G-Class’ e Sulejmanit ka vazhduar të ecë, duke marrë përpara çiftin dhe foshnjën.


Në ndihmë të aksidetuarve kanë ardhur menjëherë kalimtarët aty pranë, ndërsa shihet një zonjë që vrapon dhe merr foshnjen e vogël në krah.

Atyre u është dhënë ndihma e para nga këta kalimtarë dhe më pas janë transportuar me ambulancë për në spital.

Nga ana tjetër shoferi i mjetit me targa të huaja dhe pa patentë Ajas Sulejmeni ka braktisur mjetin dhe është arratisur. 

Aksidenti në video: Shihni momentin kur ‘G-Class’ përplas

EMISIONET