Viti i ri nis dhunshëm në Elbasan, njëri rreh nënën, tjetri gruan

Viti i ri nis dhunshëm në Elbasan, njëri rreh nënën,

Dy persona kanë rënë në prangat e polisë së Elbasanit për veprën penale “Dhuna në familje”.

Policia e Elbasanit arrestoi shtetasin F. Ç., 40 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë  fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij.

Ndërkohë në Librazhd u arrestua shtetasi L. Z., 53 vjeç, banues në Prrenjas, pasi për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë  fizike dhe psikologjike ndaj  bashkëshortes së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

EMISIONET