VIDEO/ Rrëshqitja e dheut pas shirave të fundit rrezikon pallatin në Durrës, evakuohen banorët

Rrëshqitja e dheut nga kodra e Currilave në Durrës ka krijuar një situatë tejet emergjente.

Banorët e një pallati janë evakuuar nga godina në orët e para të mëngjesit të sotëm për shkak të rrezikuar që paraqitet.

Situata është kritike prej vitesh, ndërkohë që shirat e rënë të mërkurën e të enjten, si dhe ndërhyrjet në kodër kanë favorizuar kthimin e rrëshqitjes së dherave nga kodra.

Eqerem Ballgjini, pronari i restorantit, tha se prej vitesh kanë dërguar ankesa në autoritetet përkatëse për kodrën nga ku kanë rrëshqitur dherat. Ai tregon se nga ngjarja, dëmet materiale llogariten të mëdha.

“U njoftuam me telefon, isha në gjumë. Çohemi alarmohemi, vij shoh këtë. U çuan njerëzit, policia filloi të nxirrte njerëzit jashtë. Kishte ardhur kodra. Është dëgjuar vetëm zhurma, një zhurmë e tmerrshme. Kjo i ka alarmuar njerëzit që kanë dalë. Për ne si lokal, jemi me qira, etëm dëme materiale, frigoriferë, kemi pasur një dhomë frigoriferike që ka pasur mbi 5000-6000 euro mall brenda. Ata kanë marrë fund. Frigoriferët e tjerë i patë sesi i ka spostuar kodra. Këtu mbrapa meje ka qenë nga godina e madhe, ka qenë 3-4 metra, shkoi 10 metra poshtë, gërmo gërmo derisa... sot e 5 vite i kemi njoftuar të gjithë. Nuk ka carë kokë njeri. Ka qenë ministri i Ambientit Lefter Koka në atë kohë, që atëherë. Lokali është i siguruar. Policia dhe zjarrfikësja ka qenë gjithë natën këtu”, tha pronari i restorantit të dëmtuar.

 

EMISIONET