VIDEO/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme dhe të nesërme (6 - 7 Korrik 2026)
Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin evropian.
Pjesa më e madhe e Evropës do të mbetet me mot të kthjellët dhe temperatura të larta, ndërsa Balltiku, Evropa Lindore dhe pjesërisht Qendra e kontinentit do të kenë vranësira, reshje shiu dhe stuhi.
Njihemi tani me kushtet e motit për sa i përket vendit tonë. Sipas MeteoAlb, paraditja do të jetë kryesisht me diell dhe vranësira të pakta, ndërsa pasdite priten rrebeshe të izoluara shiu në veri dhe zonat lindore-juglindore. Temperaturat do të variojnë nga 13°C deri në 33°C. Era do të fryjë mbi 35 km/h, ndërsa në det do të ketë dallgëzim 1 ballë.
Shohim tani kushtet e motit në rajon dhe Evropë për ditën e nesërme, gadishulli Skandinav, Evropa Lindore dhe pjesërisht Europa Qendrore do të kenë mot të paqëndrueshëm me reshje shiu dhe lokalisht stuhi, ndërsa pjesa tjetër e kontinentit do të dominohet nga moti i kthjellët dhe temperaturat e larta.
Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme. Sipas MeteoAlb, paraditja do të jetë me diell, ndërsa pasdite priten rrebeshe të përkohshme shiu në zonat malore verilindore dhe juglindore, si edhe reshje të pakta në zona të izoluara të qendrës.
Temperaturat do të luhaten nga 14°C deri në 34°C. Era do të fryjë mbi 50 km/h, ndërsa në det do të ketë dallgëzim 3 ballë.


