Alarmi i inteligjencës britanike/ Si po keqpërdoren fotot e fëmijëve tuaj në rrjetet sociale

Alarmi i inteligjencës britanike/  Si po keqpërdoren fotot e

Agjencia Kombëtare e Krimit në Mbretërinë e Bashkuar (NCA), në bashkëpunim me Internet Watch Foundation (IWF), u ka bërë thirrje urgjente prindërve dhe kujdestarëve që të shmangin publikimin e fotove të fëmijëve në profilet publike. Shkak është bërë rritja e përdorimit të inteligjencës artificiale (IA) nga keqbërësit për të krijuar materiale të abuzimit seksual ndaj fëmijëve.

Keqbërësit mund të marrin imazhe krejtësisht të pafajshme të fëmijëve të publikuara në internet dhe, përmes programeve të avancuara të IA-së, t'i shndërrojnë ato në përmbajtje abuzive, pa pasur nevojë për kontakt të drejtpërdrejtë me viktimat.

Zyrtarët theksojnë se shumë prindër nuk janë fare në dijeni të këtij rreziku të ri teknologjik kur ndajnë momente të përditshme të fëmijëve të tyre.

 

EMISIONET