Malaj: Mbi 14 miliardë lekë mbështetje për bujqësinë dhe zhvillimin rural

Malaj: Mbi 14 miliardë lekë mbështetje për

Ministri i Financave, Petrit Malaj, deklaroi se qeveria mbetet e angazhuar për të mbështetur fermerët, prodhimin vendas dhe zhvillimin e ekonomisë rurale, përmes një pakete financiare që synon rritjen e investimeve dhe konkurrueshmërisë në bujqësi.

Me rastin e Ditës së Zhvillimit Rural, Malaj bëri të ditur se në shërbim të sektorit bujqësor janë vënë në dispozicion 5,2 miliardë lekë për Skemën Kombëtare të Mbështetjes, 5 miliardë lekë garanci sovrane për lehtësimin e kreditimit të fermerëve dhe 4 miliardë lekë për investime në kanalet ujitëse.

Ministri theksoi gjithashtu se vijon zbatimi i skemës së kompensimit me 10% për prodhimet bujqësore, si pjesë e politikave për mbështetjen e prodhimit vendas dhe rritjen e të ardhurave të fermerëve.

Sipas Malajt, këto masa synojnë forcimin e zhvillimit rural, rritjen e produktivitetit në bujqësi dhe krijimin e kushteve më të favorshme për investime në sektor.

Malaj: Mbi 14 miliardë lekë mbështetje për

EMISIONET