VIDEO/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme dhe të nesërme (4 - 5shkurt)

Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin evropian.

Evropa Jugperëndimore do të jetë nën ndikimin e një stuhie ciklonare duke sjellë shira intensivë dhe erëra të forta në Portugali dhe Spanjë.

Ishujt Britanikë dhe Evropa Qendrore do të kenë vranësira me reshje shiu e dëbore.

Ndërsa, Evropa Lindore, Ballkani dhe brigjet e Detit të Zi do të mbeten me mot të qëndrueshëm, kryesisht të kthjellët.

Njihemi tani me kushtet e motit për sa i përket vendit tonë. Sipas MeteoAlb, moti i ngrohtë dhe i lagësht vijon në vend.

Paraditja paraqitet me kthjellime dhe vranësira, ndërsa pasditja dhe mbrëmja sjellin shira në të gjithë territorin,. Temperaturat luhaten nga 2°C deri në 20°C. Era fryn jugore, deri 100 km/h në det, me dallgëzim 7 ballë.

Do të njihemi tani me kushtet e motit në rajon dhe Evropë për ditën e nesërme. Ballkani dhe Turqia do të përjetojnë reshje intensive shiu dhe erëra të fuqishme me rrezik përmbytjesh.

Situata mbetet problematike edhe në gadishullin Iberik. Ndërsa Evropa Lindore do të kete mot të qëndrueshëm dhe kryesisht të kthjellët.

Lidhur me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme, sipas MeteoAlb, një stuhi ciklonare përkeqëson motin në vend, me vranësira dhe shira, lokalisht shtrëngata në Veri dhe Qendër.

Pasditja sjell dobësim gradual të reshjeve. Temperaturat luhaten nga 3°C deri në 18°C. Era fryn jugore mesatare deri e fortë mbi 55 km/h, me dallgëzim mbi 4 ballë.

EMISIONET