PAMJE/ Kapet banda që ndihmonte emigrantët të kalonin ilegalisht kufirin në Kapshticë, arrestohen 3 sudanezë

PAMJE/ Kapet banda që ndihmonte emigrantët të kalonin ilegalisht

Tre shtetas sudanezë janë arrestuar në qarkun e Korçës, të dyshuar për dhënie ndihme emigrantëve për kalimin e paligjshëm të kufirit drejt vendeve të Bashkimit Europian. Sipas të dhënave zyrtare, ata dyshohet se kanë ndihmuar gjithsej 31 emigrantë për të kaluar ilegalisht kufirin e gjelbër në zonën e PKK Kapshticë.

Dy prej të arrestuarve u kapën në fshatin Qatrom, ku ishin fshehur në një banesë të braktisur së bashku me 16 emigrantë. Njëri prej tyre rezulton të ketë qenë më herët i dëbuar nga Shqipëria, pasi ishte ndaluar për të njëjtën veprimtari.

Në një rast tjetër, një shtetas sudanez u arrestua në zonën e Drenovës, nën dyshimin se kishte ndihmuar 15 emigrantë të tjerë për kalimin e paligjshëm të kufirit.

Hetimet për rastet janë në vijim, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme ligjore.

Njoftimi i policisë:

DVKM Korçë/Finalizohen në 24 orë, 2 operacione kundër dhënies ndihmë emigrantëve, për të kaluar kufijtë, ilegalisht.

Si rezultat i operacioneve ✅“Rikthimi” dhe ✅”Itinerari”, kapen 3 shtetas sudanezë, të cilët të organizuar si grup, ndihmuan 31 emigrantë për të kaluar ilegalisht, kufirin e gjelbër në PKK Kapshticë.

2 shtetasit e kapur gjatë operacionit “Rikthimi”, së bashku me 16 emigrantët që kishin ndihmuar, ishin fshehur në një banesë të braktisur në fshatin Qatrom. Banesa u zbulua si rezultat i ndjekjes disaditore, nga shërbimet e Policisë.

Njëri prej të arrestuarve gjatë këtij operacioni, ishte dëbuar më parë nga Republika e Shqipërisë, pasi ishte ndaluar duke kryer të njëjtën veprimtari kriminale.

Si rezultat i hetimeve dhe punës operacionale intensive, të kryera me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë, kundrejt parave, emigrantëve që synojnë të shkojnë në mënyrë të kundërligjshme, në shtete të BE-së, u finalizuan në 24 orë, operacionet “Rikthimi” dhe “Itinerari”.

✅Gjatë operacionit “Rikthimi”, u vunë në pranga shtetasit H. A., 27 vjeç dhe M. H., 20 vjeç (i dëbuar më parë, nga Republika e Shqipërisë, pasi u ndalua për të njëjtin krim), sepse si rezultat i ndjekjes disaditore, nga shërbimet e Policisë Kufitare të DVKM Korçë, u kapën në një banesë të braktisur, në fshatin Qatrom, ku ishin fshehur për të shmangur shërbimet e Policisë, së bashku me 16 emigrantët që kishin ndihmuar për të kaluar ilegalisht, kufirin e gjelbër në PKK Kapshticë.

✅Gjatë operacionit “Itinerari”, i cili u zhvillua nga Policia Kufitare e DVKM Korçë në bashkëpunim me shërbimet e DVP Korçë, u kap dhe u vu në pranga shtetasi M. H., 30 vjeç, pasi dyshohet se ka ndihmuar 15 emigrantë, për të kaluar ilegalisht, kufirin e gjelbër në PKK Kapshticë. Emigrantët u kapën në territorin e fshatit Drenovë.

Punohet për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë të përfshirë në këto raste.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

EMISIONET