VIDEO/ E kishte bërë gati për shitje! Me kok*inë në “Audi”, arrestohet 38-vjeçari në Mëzez
Policia e Tiranës ka vijuar operacionet kundër shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke goditur një tjetër rast të shitjes së kokainës në kryeqytet.
Në kuadër të operacionit të koduar “Destinacioni”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë një 38-vjeçar në zonën e Mëzezit.
Në pranga ra shtetasi A. K., 38 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit në automjetin tip “Audi” që ai drejtonte, policia gjeti një qese me rreth 100 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë, e cila dyshohet se ishte përgatitur për shitje.
Lënda narkotike dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
NJOFTIMI I POLICISE
Tiranë/Vijojnë operacionet kundër shitjes së drogave të forta, në zona të ndryshme të kryeqytetit. Operacioni “Destinacioni”/ Arrestohet në Mëzez, një 38-vjeçar, me qese me Kokainë, në automjet, gati për shitje.
Sekuestrohen rreth 100 gramë lëndë e dyshuar narkotike Kokainë, dhe automjeti tip “Audi”. Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara nga puna operative, në vijim të aksioneve të Policisë së Tiranës, për kapjen e shtetasve që shesin lëndë narktotike në sasi dhe në doza, në zona me frekuentim të lartë dhe në zona të tjera të kryeqytetit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve finalizuan operacionin e koduar “Destinacioni”.
Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi A. K., 38 vjeç, banues në Tiranë. Nga kontrollet në automjetin tip “Audi” që ky shtetas drejtonte në fshatin Mëzez, u gjet një qese me rreth 100 gramë lëndë të dyshuar narkotike Kokainë, gati për shitje. Lënda narkotike u sekuestrua me cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin ku u gjet. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.


