DETAJET NGA HETIMET/ Fieraket që dh*nuan “shoqen”, joshnin meshkujt, i çonin në hotel, i filmonin dhe i ...

DETAJET NGA HETIMET/ Fieraket që dh*nuan “shoqen”, joshnin

Hetimet për dhunimin në grup të një vajzës në Fier kanë nxjerrë në dritë detaje të reja që kanë zgjeruar ndjeshëm fokusin e çështjes.

Gjykata ka ndryshuar masat e sigurisë për tre të dyshuarat, ndaj një 15-vjeçareje është caktuar masa e mjekimit të detyruar, pasi dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, 19-vjeçarja është lënë në masën “arrest me burg”, ndërsa vajza tjetër do të qëndrojë në “arrest shtëpie”. Paralelisht, prokuroria po i heton ato edhe për vepra të tjera penale.

Sipas të dhënave të siguruara nga hetimet, tre vajzat dyshohet se kishin ngritur një skemë shantazhi, ku kontaktonin burra përmes rrjeteve sociale, i joshnin me takime në hotele dhe më pas një person tjetër i fotografonte në mënyrë që më vonë të përdoreshin për t’i shantazhuar.

DETAJET NGA HETIMET/ Fieraket që dh*nuan “shoqen”, joshnin

Hetuesit po verifikojnë nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë skemë dhe nëse ka pasur viktima të tjera që nuk kanë denoncuar.

Një nga rastet e hetuara lidhet me një efektiv policie, baba i dy fëmijëve, i cili dyshohet se u kontaktua nga njëra prej vajzave. Sipas burimeve, ajo i kishte propozuar një takim në hotel, por polici ishte takuar me të vetëm në një lokal.

Megjithatë, bisedat e zhvilluara mes tyre dyshohet se u përdorën për ta shantazhuar, me kërkesën që çështja e dhunimit të vajzës të mbyllej, në të kundërt komunikimet do të publikoheshin në internet. Për këtë rast, efektivi është përjashtuar nga Policia e Shtetit, ndërsa Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) po vijon verifikimet për të sqaruar rolin dhe përgjegjësitë e tij. /Marrë me të njëjtin titull nga "JOQ Albania"

DETAJET NGA HETIMET/ Fieraket që dh*nuan “shoqen”, joshnin

Shënim: Ky material nuk është prodhim editorial i "Oranews.tv", por është ripublikuar nga "JOQ Albania" për qëllim informimin e publikut mbi një çështje të pretenduar me interes publik. Përmbajtja e tij, përfshirë çdo pretendim, deklaratë, akuzë dhe opinion i atribuohet "JOQ Albania"-s. "Oranews.tv" mbetet e hapur për të publikuar çdo reagim, sqarim ose përgënjeshtrim nga personat, apo subjektet e përmendura në material, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

EMISIONET