VIDEO/ “Bona, jepe dorëheqjen” – Anëtarët e Urdhrit të Psikologëve kërkojnë largimin e Valbona Treskas

Një pjesë e anëtarëve të Urdhrit të Psikologëve kërkojnë dorëheqjen e Valbona Treskas, duke huazuar togfjalëshin E protestuesve të Zvërnecit.

“Bona, jepe dorëheqjen”, shfaqen ata në pamjet e siguruara nga “Ora News”.

Nisur nga kjo situatë është shtytë mbledhja e Asamblesë së  Psikologëve, kjo pasi edhe gjatë diskutimit anëtarët nuk u lejuan të flisnin as të diskutonin.

Ndërsa Valbona Treska u ka kujtuar atyre që mbledhja është private.

Gazetarja Sonila Musaj raporton se nga ana e tyre anëtaret thonë se shkak është bërë buxheti i cili u është prezantuar dy ditë më parë, për të cilin ata thonë se janë kundër, për shkak të shpenzimeve, sipas tyre të pa justifikuara.

EMISIONET