Sulmet me dronë në Detin e Zi / Rusia godet tri anije tregtare të huaja në korridorin ukrainas

Sulmet me dronë në Detin e Zi / Rusia godet tri anije tregtare të

Rusia ka sulmuar me dronë tri anije tregtare me flamuj të huaj që po lundronin përgjatë korridorit detar të eksportit të Ukrainës në Detin e Zi. Zëvendëskryeministri ukrainas, Oleksiy Kuleba, njoftoi se sulmet e kryera gjatë natës së të enjtes shkaktuan zjarre në mjete, por ato u shuan me shpejtësi nga ekuipazhet.

Sipas autoriteteve portuale, anijet e goditura mbanin flamujt e Vanuatu-s, Komoreve dhe Panamasë.

Ndër to, marina ukrainase veçoi sulmin ndaj anijes së mallrave “Ant” , në pronësi turke dhe me flamur të Vanuatu-s ,  e cila po udhëtonte e ngarkuar nga rajoni i Odesës drejt Turqisë. Si pasojë e këtij goditjeje, dy anëtarë të ekuipazhit mbetën të plagosur dhe u evakuuan.

Që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës, Rusia ka shënjestruar vazhdimisht rrugët detare dhe portet jetike, duke goditur rëndë tregtinë e jashtme dhe ekonominë ukrainase.

EMISIONET